Kanë qenë disa kandidatë të 11 Majit, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj KAS në lidhje me procesin e rinumërimit të Tiranës, si Erion Braçe nga PS apo Asllan Dogjani nga PD.
Por siç duket, KAS po ndjek një standard të dyfishtë sa i takon votave preferenciale dhe atyre të partisë.
Kjo pasi në foton më poshtë, vota për Partinë Socialiste është quajtur e vlefshme edhe pse zgjedhësi nuk e ka shënuar brenda kutisë, por ka votuar me një mbishkrim “bufi” dhe një x.
Kjo fletë votimi, në numërimin e 11 Majit është konsideruar e pavlefshme, por sot anëtarët e KAS vendosën që ta quajnë të vlefshme. Por ndryshe ka ndodhur me votat preferenciale, kur shenja x nuk ka qenë në kuti, ato janë shpallur të pavlefshme.
