Teksa një ditë më parë akuzoi KAS se po i kthente votat e tij në të pavlefshme, deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish, teksa shpreh pakënaqësinë e tij në lidhje me procesin e rinumërimit.
Në një postim në rrjete sociale, ai ka publikuar fotot, ku në një fletë ku është votuar për Partinë Socialiste, të cilën KAS e ka shpallur të pavlefshme, shenja e votës nuk ishte shënuar me kryq apo me vizë, por me një simbol tjetër.
Sipas socialistit, që e ka quajtur këtë simbol “topin e Mato Grudës” , në rregullore nuk parashikohet si e pavlefshme kur vendoset një shenjë e tillë në fletën e votimit te kutia përkatëse.
Ai ka publikuar një tjetër fletë votimi, ku shenja “X” është vendosur saktë në kutinë për emrin e tij, por në rastin e partisë, është vendosur jashtë, e shpallur gjithashtu e pavlefshme.
Postimi i Braçes:
JO PER VOTAT E MIA;
PER VOTAT E NJEREZVE!
VOTA NE FOTON E PARE ESHTE NUMERUAR DJE;
ISHTE NE NJE NGA KUTITE E NJESISE NR5 DHE ESHTE VOTE VETEM PER PARTINE!
KAS E KA SHPALLUR TE PAVLEFSHME!
PO PERSE?
Perse nje vullnet i shprehur me Topin e Mato Grudes eshte konsideruar e pavlefshme?
Perse KAS kete shenje e quan te pavlefshme?!
Pse zemra eshte e vlefshme dhe topi i Matos jo?!
Me ne fund dje, nje mil qe arkivon, me dergoi elektronikisht MANUALIN E KQZ PER VOTEN E PAVLEFSHME!
Ne asnje nga shembujt e KQZ, TOPI I MATOS NUK E BEN VOTEN E PAVLEFSHME; SHIHINI!
Madje ne MANUALIN E KQZ, asnje nga shembujt per voten e pavlefshme NUK PERPUTHET ME SHUMICEN E VOTAVE TE PAVLEFSHME QE PO SHPALL KAS!
Shiheni foton E PESTE ne rradhe: NE CILIN NGA SHEMBUJT E KQZ PER FLETET E PAVLEFSHME PERFSHIHET E SHPALLET E PAVLEFSHME KJO VOTE?!
Si kjo jane me dhjetera!
TANI, NESE KAS MENDON SIC E KA SPJEGUAR VETE NE KETE SHKRIMIN NE FOTON E TRETE E TE KATERT SE “ERION BRACE KA BLERE VOTE E PER TA KONTROLLUAR KA URDHERUAR KRYQIN TEK EMRI”, OK TA THOTE ME VENDIM TE QARTE KETE PER TE 129 VOTAT NE 740 KUTI;
Vetem se duhet te spjegoj se si blohet nje vote per cdo 6 kuti!
E thjeshte, behet!