Që prej ditës së mërkurë, në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” po vijon rinumërimin i votave të qarkut të Tiranës. Deri më tani, janë hapur 457 kuti nga 1282 në total ndërsa procesi pritet të zgjasë te paktën 10 ditë.
Por ky proces është shoqëruar me tensione këtë të hënë, ku deputeti Asllan Dogjani ka hedhur akuza në drejtim të KAS. Ai ka pasur një përplasje me anëtarin e KAS, Ilir Rusmalji.
Kjo për shkak të një fletë votimi, ku ishte votuar Dogjani, por për KAS vota ishte e pavlefshme. Sipas KAS, vota nuk ishte vendosur brenda kutisë së votimit.
Dogjani: Hajde shihe sa e qartë është këtu.
Rusmali: Do thërras policinë.
Dogjani: Nuk më rr**et për polici fare. Hajde shihe, është e paqartë, vjedh vota dhe thërret polici, vidhni vota, hajdut! Nuk është hera e parë që vidhni. Mos u tallni me votat e qytetarëve, se keni ditë e natë që rrimë këtu, me çfarë të drejte heq vota ti? Nuk është hera e parë. Turp të keni! Do to marr dhe do ti çoj në SPAK, ku është shprehur vullneti? Për të tjerët shprehet, për mua ku? Talleni. Ja vota, urdhëroni se si tallen këta. Ky e di sa vota…3 vota, 4 vota në kuti i marrin. Heqin votat kur shënimi është përbri kandidatit. Pse e bëjnë këtë? E bëjnë sepse kanë marrë orientim sikur ka qenë njësoj se u kemi prishur terezinë. Kanë dashure të shkonin në pushime. Njerëzit vuajnë, këta duan të shkojnë me pushime. Kjo nuk është vota e parë, shihni sa marrin”, u shpreh Dogjani.