Konfirmohet rasti i parë me Ethet e Nilit në Shqipëri.
Pacienti i prekur është një 72-vjeçar nga Korça, i cili ndodhet aktualisht i izoluar në karantinë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr edhe mjekimin përkatës.
I moshuari ka shkuar për të marrë mjekim në spital, ndërsa pas analizave, ka rezultuar se është prekur nga Ethet e Nilit.
Ethet e Nilit transmetohen përmes pickimit të mushkonjave dhe nisin me simptoma të tilla si temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh e të vjella, por që në raste të rënda mund të prekin trurin e të shfaqen me pasoja fatale.
Për këtë arsye, epidemiologët nga Instituti i Shëndetit Publik kanë nisur verifikimet në të gjithë qarkun e Korçës për praninë e mushkonjës bartëse, ndërsa mjekëve të lagjeve u është kërkuar të raportojnë menjëherë çdo pacient me simptoma të ngjashme.