E PLOTË/ Zënka dhe fyerje të rënda mes anëtarëve të grupit “Bajri” solli vrasjen e Gjin Boriçit

Vrasja e Gjin Boriçit, anëtarit të grupit kriminal “Bajri” në Shkodër besohet se është kryer për shkak të një zënke mes vetë anëtarëve të grupit kriminal.

Nuk dihet specifikisht cili ka qënë motivi i këtij sheri dhe shkaku që Gjin Boriçi ka ngritur krye, por nga hetimet e SPAK, ka rezultuar se drejtuesit e grupit kanë vrarë pikërisht ushtarin e tyre.

E teksa kanë bërë planë dhe vrasjen e realizuan në orët e mbrëmjes, të nesërmen kanë shkuar në shtëpinë e Gjin Boriçit për ngushëllim si dhe në varrimin e tij.

Për shkak të konfliktit Gjin Boriçi i ka sharë drejtuesit e grupit, ndaj dhe kjo nuk është toleruar prej tyre, duke vendosur ta eleminojnë.

Vrasja e Gjin Boriçit është kryer në mbrëmjen e 9 Gushtit 2020, ndërsa si organizatorë dhe autorë të vrasjes janë Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, Ervis Martinaj dhe Denis Brajoviçi.

Ndërkohë vetëm njëri prej tyre është mundur të kapet, i cili rezulton të jetë biznesmeni dhe investitori strategjik, Pëllumb Gjoka.

Për vrasjen e Boriçit sipas bisedave të përgjuara në aplikacionet “Sky dhe “Enco” besohet se janë paguar nga 50 mijë deri në 100 mijë euro.

Disa nga personat e përfshirë:

Behar Bajri                          Anëtar i bandës së Bajrave në Shkodër

Ervis Martinaj                    I shumëkërkuari, bosi i lojërave të fatit.

Denis Brajoviç                    Anëtar i grupit “Bajri”.

Pëllumb Gjoka                   Biznemeni i plazhit ‘ADA’ në Velipojë

Edmond Preka                   Shoqëruesi i biznesmenit Pëllumb Gjoka

Ardit Hasanpapaj                             Ish komisari i Beratit

Astmer Bilali                       Anëtari i Bajrave, ish boksier i Vllaznisë

Elion Hato                                           Miku i Ervis Martinaj

Oltion Bistri                         Ish shefi i Operacionales

Xhevahir Lita                      Drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit

K.H.

P.K.

A.B.

A.N.

B.M.

A.B.