Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit të kaluar, teksa rreth fatit të tij ka shumë hamendësime, por asnjë nuk e di nëse “mbreti” i lojërave të fatit në Shqipëri është gjallë apo është vrarë nga grupet kundërshtare, siç është raportuar disa herë.
Por SPAK ka lëshuar sot një tjetër urdhër arresti për Ervis Martinaj, pasi emri i tij është i përfshirë në operacionin e mëngjesit të sotëm, ku u arrestuan biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri.
Sipas mediave vendase, biznesmeni Gjoka kishte shtrirë aktivitetin e tij edhe në fushën e lojërave të fatit, të ndaluara me ligj që nga viti 2019, ndërkohë që sipas SPAK, ndihmohej nga Oltion Bistri që të mos kapej nga autoritetet. Një tjetër person i arretsuar dhe pjesë e këtij grupi kriminal ësht dhe Ardit Hasanbega që ka qenë shef krimi në Shkodër dhe në Berat.
Sipas gazetares Klodiana Lala, ndonëse në pamje të parë këta personazhe të lakuara më sipër nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, ata siç duket i bashkon grupi i strukturuar kriminal dhe lidhjet e tyre që kanë të bëjnë me zhdukjen e provave, me lojërat e fatit apo me vrasje me pagesë.
Lista e SPAK:
Përllumb Gjoka arrestuar
Xhevahir Lita arrestuar
Olt Bistri arrestuar
Edmond Preka arrestuar
Ardit Hasanbegaj arrestuar
Behar Bajri në kërkim
Astmer Bilali në kërkim
Ervis Martinaj në kërkim