Të tjera detaje janë zbardhur nga aksioni i sotëm i policisë ku në pranga përfunduan disa zyrtarë, një biznesmem dhe u shoqëruan në polici Safet dhe Ilir Bajri.
Gjithashtu u mësua se policia kërkoi në banesën e Vis Martinajt, “mbreti I lojërave të fatit”, i zhdukur një vit më parë. Ai akuzohet për një tjetër krim. Por cila është lidhja mes tij, ish shfeit të Forcës Operacionale dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka?
Policia ka shpallur në kërkim Elion Hato, i cili ishte i përfshirë për sherrin e përgjakshëm në zonën e ish-Bllokut më 4 tetor të 2018-ës bashkë me Ervis Martinajn.
Hato sipas prokurorisë, në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar që t’i bëjë atentat Ibrahim Licit.
Grupi kriminal, pjesë e të cilit ishte dhe ish0-shefi i Krimit të Organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj, i cili ka krijuar kushtet për antantat ndaj Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit, ky i fundit kundërshtari i përbetuar i ‘Bajrave’.
Ndërkohë, Ervis Martinaj, mbreti i lojërave të fatit ne bashkëpunim me Behar Bajrin, Pëllumb Gjokën dhe Edmond Prekën janë të përfshirë në vrasjen e Gjin Ndojit në 2020 në Vaun e Dejës. Oltion Bistri, ish-shefi i Forcës Operacionale, akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe nxjerrje të akteve sekrete.
Sakaq, Xhevahir Lita, drejtues aktual i prokurorisë së Kukësit, dyshohet se gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e prokurorit në Shkodër ka mbyllur dosjet penale në lidhje me këto vepra.