Përgjimet e SPAK fundosin biznesmenin Gjoka, pas vrasjes së Ndojit të dyshuarit i shkuan edhe në varrim

Përgjimet fundosin grupin kriminal që u godit të enjten nga SPAK, ku u arrestuan Oltion Bistri, Xhevahir Lita, Ardit Hasannega, Pëllumb Gjoka etj.

Biznesmeni Pellumb Gjoka del në përgjime duke bërë plane me Behar Bajrin për të kryer vrasje. Behari i shpjegon se kishte kontaktuar persona të ndryshëm jo shqiptarë, por kombësi të tjera për të realizuar vrasjen, por më vonë rezulton se vrasjet i kryejnë shtetas shqiptare.

Në biseda flitet për shumat që do të paguheshin për realizimin e vrasjeve. Pellumb Gjoka thotë që të jepen sa para kërkohen vetëm vrasja të kryhet.

Pas vrasjes se Gjin Ndojit në 2020 të dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim.