Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Eno Agasin, kushëririn e biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar pas 8 muajsh arrati. Mësohet se në sallën e gjuqit Eno Agasi nuk ka folur, ndërsa avokatët e tij kundërshtuan kalimin e çështjes në SPAK.
Eno Agasi ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndaj tij janë ngritur dy vepra penale “Vjedhje” dhe “Pengim i zbulimit të së vërtetës”.
Hetimi ndaj tij lidhet me zhdukjen e disa shisheve vere me vlerë 950 mijë euro, të cilat ishin sekuestruar nga SPAK gjatë operacionit të dhjetorit 2025.
Ndërkohë arrestimi i Eno Agasit pas disa muajsh në kërkim pritet t’u japë hetuesve mundësi për të marrë më shumë të dhëna mbi zhdukjen e sendeve të sekuestruara dhe për të sqaruar rolin që dyshohet se ka pasur ai në këtë ngjarje.