Ndoshta do të duhej të ishte nën hetim, pasi bashkëshortja e tij, ish-drejtoresha e Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, u arrestua për zhdukjen e 700 mijë eurove në institucionin që ajo drejtonte.
Por, pushteti i sotëm di si t’i shpërblejë ata që fusin duart te paratë e qytetarëve, ndaj edhe ky rast nuk mund të ishte i ndryshëm.
Fetah Mataj, bashkëshorti i Elisabeta Matajt, i cili punonte prej vitesh në Ndërmarrjen Bashkiake të Pastrim Gjelbërimit në Durrës, tashmë është shpërblyer me një post drejtuesi, pasi është emëruar Përgjegjës i Sektorit Urban.
Ky emërim i tij vjen edhe pas kërcënimit që ai i bëri deputetit të Partisë Mundësia, Erald Kapri, pasi ky i fundit kishte denoncuar sesi Elisabeta Mataj kishte vjedhur miliona euro me thasë dhe i kishte lënë pensionistët pa pensione.
Por as vjedhja e bashkëshortes dhe as kërcënimi ndaj deputetit nuk e kanë ndalur Matajn të katapultohet në poste drejtuese, pasi mesa duket, i ka “shpatullat e ngrohta” nga partia.