ryetari i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuç ka deklaruar sot se të enjten do të miratohet ligji për Aministinë Penale.
“Aministia penale do ta miratojmë të enjten, nëse do të jetë gati. Nuk do të ketë tolerancë për personat e gjykuar nga GJKKO. Në dijeninë time është lënë një mbledhje grupi nesër nga opozita dhe do të diskutohet ky ligj. Ne do të presim propozimet e opozitës. Kemi rënë dakord. Ata kanë rënë dakord me propozimet tona. Çështjet teknike do të diskutohen. Ligjet që janë kthyer për shkak të kuorumit, do të futen sërish për votim se ato nuk kanë nevojë për vota.” tha ai në nje prononcim për median.
Kujtojmë se disa ditë më parë të dënuarit dhe të paraburgosurit që janë gjykuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, u janë drejtuar me një letër të hapur deputetëve të Parlamentit shqiptar, për t’u përfshirë në amnisti.
Në letër, ata thoshin se janë dënuar për të njëjtat vepra si të burgosurit e tjerë që janë pjesë e amnistisë, që pritet të votohet në Kuvend, ndaj duan barazi. Ata shprehen se ndihen të diskriminuar duke theksuar se po u bëhet padrejtësi vetem se gjykata ndryshoi emer.