Grupi politik Partia Demokratike Evropiane ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë për Financial Times, ku ofendonte protestuesit duke u thënë “F*ck you”.
Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Demokratët Europianë shkruajnë se Rama iu përgjigj qytetarëve që protestojnë kundër resortit të lidhur me Kushnerin me akuza, shmangie të përgjegjësisë dhe përçmim.
“Kur njerëzit pyesin për tokat e mbrojtura, pastrimin e parave dhe pushtetin, demokracia kërkon respekt. Sheshi duhet të dëgjohet, jo të fyhet”- thuhet mes të tjerash në reagimin e tyre.
“Në intervistën e tij për Financial Times, Edi Rama iu përgjigj qytetarëve që protestojnë kundër resortit të lidhur me Kushnerin me akuza, shmangie të përgjegjësisë dhe përçmim. Të quash sheshin një komplot të huaj, ose t’u përgjigjesh me “fuck you” atyre që kërkojnë përgjigje, nuk është udhëheqje. Kur njerëzit pyesin për tokat e mbrojtura, pastrimin e parave dhe pushtetin, demokracia kërkon respekt. Sheshi duhet të dëgjohet, jo të fyhet. Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë”.