Këtë të mërkurë do të mbahet protesta e 25-të ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta pritet të filloj në orën 19:00 për të vijuar deri në mesnatë, siç ka ndodhur në ditët e kaluara.
Protestuesit mblidhen fillimisht në sheshin Skënderbej dhe më pas marshojnë drejt Kryeministrisë, me thirrjet si: “Rama jepe dorëheqjen”; Rama në burg, Berisha në burg”: “Atdheu nuk është në shitje”, etj.
Pjesëmarrja ka qenë masive, ku nuk kanë munguar edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të cilët i janë bashkuar protestave që vijojnë prej 3 javësh.
Edhe sot, ashtu si ditët e tjera, pritet që pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit të zhvillojnë një marshim nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet dhe kërkesat e tyre.