SKANDALI! Policia e Tiranës tha se u dogj aksidentalisht nga vëllai, dalin fotot e 2 vjeçares me djegie cigaresh kudo në trup

Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e djeshme në Tiranë, ku një 2 vjeçare është dërguar me djegie të rënda në trup në QSUT.

Mjekët kanë zbuluar se vajza kishte të djegura me cigare kudo në trup, madje edhe në organet gjenitale, por policia ka dalë në një njoftim zyrtar, ku ka thënë se vajza është djegur aksidentalisht nga vëllai më i rritur.

“Ditën e djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, e shoqëruar nga nëna e saj, një e mitur 2 vjeçe, të cilën e ka djegur aksidentalisht (duke luajtur me një bisht cigare) vëllai i saj i mitur 9 vjeç”, njoftoi Policia.

Por pas këtij njoftimi janë publikuar fotot e vajzës që dukshëm nuk mund të jenë shkaktuar aksidentalisht. 2 vjeçarja shihet me shenja kudo në trup, madje edhe pranë organeve gjenitale.

Ky duket të jetë një skandal i madh pasi policia jo vetëm që nuk ka kryer detyrën duke e lënë fëmijën akoma në duart e atyre që e kanë dëmtuar kaq shumë, por gënjen në prononcimin për mediat.