Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni dhe biznesmeni i arrestuar për dosjen “AKSHI”, Ergys Agasi takoheshin 2 herë në javë me njëri tjetrin.
Në një konferencë për mediat, Berisha tha se prej kohesh ka denoncuar se Agasi kontrollonte Shërbimin Informativ Shtetëror.
Kryedemokrati theksoi se Hyseni dhe Agasi takoheshin shpesh në një lokal poshtë shtëpisë së tij.
“Në mënyrë të përsëritur, kam denoncuar se SHISH e kontrollonte Ergys Agasi. Sesa të lidhur ishin Vlora me Gysin dhe Gysi me Vlorën është një lokal aty afër shtëpisë time. Të paktën dy herë në javë drekonin së bashku.
Nuk është se shkonin diku mbrapa Dajtit, jo jo në mes të Tiranës. I kishin të zakonshme drekat dhe darkat dy herë në javë njëri me tjetrin. Ky bashkëpunim dëshmon se në Shqipëri padrino vendosi sistemin e kontrollit kriminal në çdo institucion dhe qelizë të këtij vendi.”, tha Berisha.