Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Apeli i GJKKO ka lënë në burg biznesmenin Ergys Agasi, i arrestuar pak javë më parë në lidhje me dosjen “AKSHI”.

Agasi kishte ankimuar masën “arrest me burg” nga GJKKO, por Apeli i Posaçëm e la në fuqi.

Ndërkohë Apeli i GJKKO la në burg edhe Uljan Shpatarakun, i arrestuar bashkë me Agasin.

Lidhur me hetimet ndaj Agasit, SPAK caktoi masën “arrest shtëpie” për drrjtuesen e SHISH, Vlora Hyseni dhe kreu kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar Fatjon Kalluci, Shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë dhe Embro Sulejmani, administrator i lokalit të bllokut qeveritar në Durrës.

Vendimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar z. Florjan Kalaja, sot më datë 22.09.2026, disponoi për çështjen penale nr. 43 akti, datë 17.09.2026 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim/ankues E.A, në lëndë të masave të sigurimit, si vijon:

– Miratimin e vendimit nr. 62, datë 28.08.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Në bazë dhe për zbatimin të nenit 103 të K.Pr.Penale ndalohet publikimi i vendimit deri në mbylljen e hetimeve paraprake.

– Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
U shpall në Tiranë, më datë 22.09.2026.