“Shmangni demonstratën”, Ambasada Amerikane del me njoftim pak orë para protestës së opozitës

Ambasada Amerikane ka dalë më nje njoftim për të gjithë qytetarët amerikanë që jetojnë në Tiranë, pas orë para nisjes së protestës së opozitës.

Përmes një reagimi, ambasada u kërkon shtetasve amerikanë që të shmangin demonstratën dhe të monitorojnë mediat lokale mbi zhvillimet e protestës dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Kujtojmë se protesta e opozitës është parashikuar rreth orës 18:00 të kësaj të hëne, ndërsa mbi 1500 forca policie do të jenë në terren.

“Një demonstratë është planifikuar të mbahet të hënën, më 7 tetor. Protestuesit planifikojnë të mblidhen në Kryeministri në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i Ambasadës Amerikane është këshilluar që të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”– thuhet në njoftimin e ambasades amerikane.