Elton Qyno
Prokurori i Janinës ka vendosur të Apelojë në Gjykatën e Athinës, vendimin për moslejimin e ekstradimit të Laert Haxhiut.
Prokuroria nuk ka qënë dakord me vendimarjen, ndaj brenda javës është ushtruar apel në Gjykatën e Apelit.
Vendimi i tre gjyqtarëve të Janinës për mosekstradimin në Shqipëri të Laert Haxhiut, është ndarë 2 kundër dhe 1 pro.
Një nga gjyqtarët ka qënë pro ekstradimit të Haxhiut në Shqipëri.
Tashmë do jetë gjykata e Athinës që vendos për fatin e Haxhiut nëse do ekstradohet ose jo.
Laert Haxhiu është shpallur në kërkim nga prokuroria e Fierit për vrasjen e Besnik Hidës në Lushnjë.
Masë sigurimi arrest në burg Lart Haxhiu ka nga SPAK edhe për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxha.
Pritet që në muajt në vijim gjykata e Apelit në Athinë të marrë në shqyrtim rastin e Laert Haxhiut, pasi prokuroria ka kërkuar apelimin e çështjes.