Oliger Torba është emëruar ditën e sotme drejtues i Policisë së Tiranës.
Prej disa muajsh, Torba mbante detyrën e zëvendës drejtorit të Policisë së Tiranës, ndërsa më herët ka qenë zv.drejtor i Policisë në Fier, dhe drejtor i komanduar po në Fier pas emerimit të Skender Hita në krye të Policisë së Shtetit.
Emërimi i tij si drejtues i Policisë së Tiranës vjen në një periudhë kur në radhët e strukturave të Policisë së Shtetit janë bërë disa lëvizje në nivelet drejtuese.
Ndryshimet nuk janë kufizuar vetëm në kryeqytet. Lëvizje në strukturat drejtuese të Policisë janë raportuar edhe në qarqet Berat, Korçë dhe Elbasan.