“Moj Serbi murin ta prisha, se më thonë Sali Berisha”, Ilir Meta nxjerr videon dhe paralajmëron protestë poshtë banesës së ish-kryeministrit

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka paralajmëruar një vizitë poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej 4 muajsh, i akuzuar për korrupsion në lidhje me dosjen “Partizani”.

Në një postim në rrjete sociale, Meta shkruan se do t’i bashkohet protestës që demokratët zhvillojnë çdo ditë poshtë shtëpisë së ish-kryeministrit.

Vizita është parashikuatr ditën e shtunë, pas përfundimit të Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë.

“Në 27 Prill, ora 10:00, e hapim Konventën Kombëtare në Pallatin e Kongreseve me këngën “Për ty Atdhe” me djalin e Mentor Xhemalit dhe e mbyllim në mbrëmje tek “Rruga e Shpresës” me këngën “Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha”!”, njofton Meta në Facebook.