Partia Socialiste ka propozuar Erion Braçen për të drejtuar Komisionin e Posaçëm të Dezinformimit.
Ndërkohë anëtarët e tjerë nga ana e mazhorancës do të jenë: Bledi Çuçi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Eslemvera Zake dhe Etilda Gjonaj.
Pak ditë më parë, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, u dërgoi një letër krerëve të grupeve parlamantare që të propozonin anëtarët e këtij komisioni.
Komisioni për Dezinformimin do të përbëhet nga 11 anëtarë, 6 prej tyre nga mazhoranca ndërsa 5 të tjerë nga opozita. Konkretisht 3 të grupit parlamentar të PD, 1 nga “Aleanca për Ndryshim” kryesuar nga Agron Duka dhe 1 tjetër nga grupi parlamentar “Demokraci dhe Integrim”, kryesuar nga Mesila Doda.
Rikujtojmë se Partia Socialiste votoi e vetme për ngritjen e Komisionit të Dezinformimit ndërsa opozita kërkoi më shumë kohë, që nuk u mor parasysh nga mazhoranca. Ndërkaq i ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA në Tiranë, David Ëisner u shpreh para pak ditësh se respektimi i lirisë së medias gjatë punës së komisionit, mbetet gjëja më thelbësore.