Anxhela Paparizo dorëhiqet nga drejtimi i QSUT-së, në vend të saj emërohet Rudina Degjoni

Është dorëhequr drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo. Burime për mediat bëjnë me dije se në vend të Paparizos është emëruat Rudina Degjoni.

Kjo e fundit mbante dtyrën e administrstores të Spitalit Memorial të Fierit.

Paparizo qëndroi vetëm disa muaj në drejtimin e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Amxhela Paparizo u emërua në krye të QSUT-së, në shtator të 2025, pas dorëheqjes së Florenc Spahos.

Sipas njoftimit zyrtar, Degjoni vjen në krye të QSUT-së pas një eksperience të gjatë në drejtim dhe menaxhim spitalor, duke sjellë një kontribut të rëndësishëm në administrimin dhe zhvillimin e shërbimeve shëndetësore.

Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se përvoja e saj profesionale do të shërbejë për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve menaxheriale dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që ofrohen për qytetarët