Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen “McGonigal”, në të cilën është i përfshirë edhe kryeministri Edi Rama.
Por Kushtetuesja ka vendosur të pranojë kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar që do të shqyrtojë procesin e zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara më 11 maj 2025.
Vendimi i hap rrugën Kuvendit për të trajtuar pretendimet e ngritura nga opozita lidhur me administrimin e procesit zgjedhor dhe parregullsitë e pretenduara gjatë votimeve. Sipas opozitës, hetimi parlamentar synon të verifikojë një sërë çështjesh që kanë ndikuar në mbarëvajtjen dhe integritetin e zgjedhjeve.
Me vendimin e Kushtetueses, debati politik mbi zgjedhjet pritet të zhvendoset në Kuvend, ku komisioni hetimor do të duhet të shqyrtojë pretendimet dhe të paraqesë gjetjet e tij për legjitimitetin dhe administrimin e procesit zgjedhor.