Dhunohet brenda një lokali efektivi në Korçë, një i dehur e godet me grusht në fytyrë, autori shoqërohet në polici

Një oficer i sektorit ekonomik në policinë e Korçës është dhunuar këtë të mërkurë pas një konflikti në një lokal.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit ndërsa personi që ka goditur punonjësin e policisë është shoqëruar në komisariatin e Korçës.

Gjatë konfliktit fillimisht verbal, autori që dyshohet se ka qenë i dehur, e ka qëlluar me grusht në fytyrë oficerin duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e oficerit të policisë, por sipas deklarimeve dyshohet që mund të jetë edhe një konflikt i çastit mes një personi dhe oficerit.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.