Debat në Komisionin e Ekonomisë për rikthimin e basteve, ish-kreu i shoqatës kërkon të licensohen kompanitë që ishin

Projektligji për rikthimin e basteve sportive ka shkaktuar debate të shumta në Komisionin e Ekonomisë, pasi sipas anëtarëve, ky projektligj ka shumë problematika.

Ish-kreu i Shoqatës së Basteve, Artan Shyti, ka kërkuar licensimin e kompanive që ishin përpara mbylljes së basteve në vendin tonë, pasi në rast se shteti do të licensojë vetëm kompani të huaja, atëherë kjo nismë do të dështojë.

Sipas tij, nëse projektligji nuk ndryshohet, atëherë lojtarët do ta kenë më mirë të vijojnë të luajnë në paligjshmëri.

“Ligji ka problematika që nuk janë marrë parasysh dhe me këtë ligj lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri. Në botë ka edhe pika fizike jo vetëm online. Ligji kërkon të deklarohen edhe shumat e vogla, kjo do pengojë edhe turistët të luajnë. Pse të jenë vetëm kompani të huaja, ato do i dërgojnë paratë jashtë. Nëse nuk rikthehen kompanitë që ishin, kjo nismë do të dështojë”, tha ai.