Bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes në banesë 60-vjeçari nga Fieri

Një 60-vjeçar ka humbur jetën këtë pasdite pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij në fshatin Banaj të Patosit. Siç njofton policia, 60 vjeçari është dërguar në spital pa shenje jete. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në spitalin rajonal të Fierit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi I. M., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Banaj, Patos.

Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.