Aksident i shumëfishtë shumë pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, raportohet për të lënduar

Një aksident zinxhir ka ndodhur këtë pasdite në hyrje në aksin rrugor Prizren-Zhur, shumë pranë pikës së kalimit kufitar Shqipëri–Kosovë.

Ngjarja u shkaktua nga përplasja e një automjeti me targa shqiptare me një kamionçinë “Iveco” me targa të Kosovës, duke përfshirë më pas edhe katër mjete të tjera që udhëtonin drejt Prizrenit.

Mediat në Kosovë, referuar deklaratave nga Policia, shkruajnë se si pasojë e përplasjes tre persona janë lënduar.

Dyshohet se shpejtësia e lartë e automjetit ne targa të Shqipërisë është shkaku kryesor i aksidentit.

Autoritetet kanë ndërhyrë për menaxhimin e trafikut dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.