Kryeministri Edi Rama ka folur sot për hetimet që SPAK ka nisur në lidhje me projektin në Zvërnec.
Në konferencën e përbashkët me presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa, i pyetur nga gazetarët, Rama tha se i mirëpret hetimet e Prokurorisë së Posaçme, që po gjurmon origjinën e pronës, ndërsa ka shtuar se investitorët e përfshirë në projekt janë njerëz me reputacion.
Kreu i qeverisë tha më tek se përsa kohë ai do të jetë kryeministër, investimi nuk do të ndalojë, duke sfiduar qytetarët shqiptarë, të cilët kanë paralajmëruar sërish një tjetër protestë para Kryeministrisë, pasditen e kësaj të marte.
“Pavarësisht se është pak larg temës, por nuk i shmangem, kjo e SPAK ka dy pjesë, ka pjesën pozitive që i takon SPAK dhe ka pjeën e shëmtuar që i takon zëdhënësve të vetë-ofruar të SPAK. Pjesa pozitive është pjesa e hetimit mbi origjinën enjë pasurie. Për sa kohë ky është jë problem i ngritur me të drejtë apo pa të drejtë këtë nuk e dimë. Pastaj i shumëpërfolur, aq më tepër për sa kohë kjo përfolje lidhet me një hetim të nisur sa i takon subjektit është pozitive që SPAK të hetojë origjinën e kësaj pronë.
Unë e nxis këtë hetim. Pjesa e shëmtuar, ajo e zëvendësve të vetëofruar që ndajnë gjysmë të vërteta. Pasi investitotrët që sot janë zotëruriesit e pronës, bazuar në legjislacionit shqiptar, duke ndjekur të gjitha procedurat, janë investitorë me reputacion të pazëvendësueshëm. Ka rezultuar totalisht legale dhe të ardhura nga institucione financiare me institucion global.
Kjo çështje duhet ndarë me dy pjesë. Investitorët janë në drejtën e tyre e tyre, bllokimi i transaksioneve është arbitrar, dhe bllokimi i kalimit të parave te pronari është çështje në të drejtën e organit hetimor. Këtë e konsideroj pozitive…Në rast se hetimi nxjerr një tjetër origjinë prone, ata që e pretendojnë dhe kanë të drejtën e asaj prone mund të marrin ato para dhe të gjitha palët janë të lumtura , përvec palës që ka mashtruar në rast se ka mashtruar. Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë jam këtu. Por duhet të sqarojmë për çfarë janë pretendimet…”, tha Rama.