Mesazhi i Shehajt nga protesta: Mijëra të rinj po prijnë përpara, ata e dinë cfarë është e duhura

Kreu i Mundësia, Agron Shehaj, ishte sot i pranishëm në protestën qytetare, ku vlerësoi pjesëmarrjen masive të të rinjve dhe reagimin qytetar. 

Shehaj tha se protesta nuk është partiake, por një reagim i pastër qytetar, i nisur nga shqetësimet reale të banorëve dhe të rinjve për Rrjollin, Thethin, Vlorën dhe Zvërnecin.

“Protesta është e jashtëzakonshme. Shiko çfarë reagimi ka. Filloi gjithçka me protestat për Rrjollin, për Thethin, tani për Vlorën, për Zvërnecin. Dhe shikoni çfarë ndodh. Janë të gjithë të rinj, nuk është një protestë e partive politike, është një protestë qytetare. Kjo protestë duhet të vazhdojë. Është mahnitëse, reagimi është shumë shpresëdhënës. 

E jashtëzakonshme! Mijëra të rinj po prijnë përpara. Qytetarët e dinë gjithmonë çfarë është e duhura dhe ata e dinë se kur është koha. Nuk ngrihen dot për interesat e politikanëve, por për të ardhmen e tyre dhe Shqipërisë, dinë si” – deklaroi Shehaj nga protesta. 

Sipas Shehajt, mijëra të rinj që i janë bashkuar protestës tregojnë se qytetarët dinë të ngrihen kur preket e ardhmja e tyre dhe e vendit. 

Ai theksoi se ky reagim është një sinjal i fortë shprese për Shqipërinë dhe se energjia qytetare duhet të vazhdojë.