Nje krim makabër ka ndodhur në Itali ku një 35 vjeçar u gjet i copëtuar në një kazan të vjetër në bodrumin e shtëpisë. Viktima është Alessandro Venier, i cili u vra në mënyrë makabre nga nëna e tij, Lorena Venier.
“Isha unë dhe e di se ajo që kam bërë është monstruoze”, është rrëfyer ajo.
Trupi i pajetë i të riut u gjet i copëtuar me sëpatë në një kazan të vjetër në bodrumin e shtëpisë ku banonte me nënën, partneren dhe vajzën e vogël, të lindur para disa muajsh. Kufomës i ishte hedhur sipër gëlqere për të fshehur erën.
Megjithatë nën hetim është edhe partnerja 31-vjeçare e Venier, me origjinë kolumbiane. Ajo bashkë me vjehrrën, pra nënën e viktimës, njoftuan urgjencën për vendndodhjen e kazanit dhe trupit të pajetë brenda.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por mediat në Itali flasin për konflikte në familje pasi 35 vjeçari nuk punonte dhe 62 vjeçarja punonte si kryeinfermiere për të siguruar jetesën e djalit, nuses dhe foshnjës së tyre.
Fqinjët i përshkruan ata si një familje të qetë. Kryebashkiaku i Gemona del Friuli, Roberto Revelant, duke shkruar në Facebook, e quajti atë “lajm të tmerrshëm që ka tronditur qytetin”.
Ai i tha TG24 se është një “ngjarje serioze dhe zemërthyese” që do të thotë se vajza e tij gjashtëmuajshe do të duhet të rindërtojë jetën e saj. “E gjithë Gemona po mblidhet rreth saj. Ne po kujdesemi për të, përmes shërbimeve sociale, me kujdesin më të madh, për të siguruar sigurinë dhe një të ardhme dinjitoze të saj”, shtoi ai.
Motivi është deri më tani i paqartë dhe kryebashkiaku i kërkoi njerëzve të shmangin spekulimet.