Vula paska humbur, por si ka mundësi që vendimi për vulën e re ishte me vulë?! 

Njerëzit mësuan sot një version të ri të vulës së Partisë Demokratike. Ajo paska humbur. Dhe për këtë, u mblodh kryesia që të prodhonte një vulë tjetër.

“A e dini pse e morëm vendimin në 18 korrik? Sepse po vinte momenti që të firmosnim dokumentacionin dhe rezultoi se vula e marrë tek arkivi, tek selia e Partisë Demokratike, që sot është seli e rithemelimit, rezultoi se nuk kishim më vulë”, tha sot Jemin Gjana.

Por kaq qesharake janë këto deklarata nga partia që ka drejtuar vendin disa herë dhe ka rrëzuar komunizmin, sa me një sy rrëzon gjithë farsën. Si ka mundësi që vendimi për bërjen e vulës ishte i firmosur me vulë? Pra vula aty ka qënë dhe ka vulosur fundin e partisësë një gjenerate të shqiptarëve.