Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 52 vjeçarin Jakup Shahu, i cili plagosi me thikë bashkëshorten e tij, Edlira Shahu.
Prokurori deklaroi gjatë seancës me dyer të mbyllura se gruaja vijon të jetë gjendje të rëndë në spital, për shkak të tre plagëve që ka marrë, njëra prej tyre në qafë.
Ndërkohë Shahu u shpreh se qëlloi me thikë në gjaknxehtësi e sipër.
“Nuk doja ta qëlloja shpirtin tim, nuk di si veprova por u nxeha. E qëllova në debat e sipër”, tha 52 vjeçari, i cili shpërtheu në lot në sallën e gjykatës.
Gjykata e la nën “arrest me burg” për akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare të mbetur në tentativë të Edlira Shahut.
Rikujtojmë se më herët autori ka qenë në burg edhe për një vrasje tjetër.