Një 62-vjeçare është tronditur mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i një lëndë plasëse në oborrin e shtëpisë së saj në Shkodër.
Mësohet se lënda plasëse i është vendosur derës së jashtme të banesës së shtetases Frida Sala.
Mësohet se banesa e 62-vjeçares është e pajisur me dy kamera sigurie, të cilat kanë filmuar edhe momentin kur autori me motor ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar.
Gjithashtu nga informacionet paraprake mësohet se nga shpërthimi fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases F. S., 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.