Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Tiranës. Gjokutaj bashkë me Fatmir Hoxhajn (drejtor juridik në këtë ministri) dhe përmbaruesin Alban Rulin, akuzohen se i shkaktuan dëm prej 1.2 mln euro shtetit lidhur me procedurat e kompensimit të një prone, duke trajtuar si ish-pronar Ilir Thanën.
Aktualisht, Gjokutaj është në masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, pasi Apeli i Tiranës i lehtësoi masën që ishte vendosur ndaj tij “arrest shtëpie”.
Shkak për arrestimin e tyre u bë një magazinë që shteti ia shiti Thanës në 1992-shin, por Komisioni i Kthimit të Pronave ia mori 3 vite më vonë për t’ia kaluar pronarëve të vërtetë, duke dëmshpërblyer me këste Ilir Thanën me vlerën e pronës sipas çmimit të tregut. Ilir Thana mori përmes bankës vetëm 400 mijë euro dhe pjesa tjetër e parave do t’i kalonte në muajt në vijim.
Në 2021-shin, edhe pse ishte dëmshpërblyer 1 herë, Ilir Thana kërkoi duke përdorur përmbaruesit arriti në vlerësimin e pronës që nuk ishte më e tija, deri në vlerën 1.2 milionë euro.