Ambasadori Eric Wendt takim me kreun e SPAK dhe BKH-së

Ambasadori amerikan, Eric Wendt ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Klodian Braho si dhe me drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.

Ambienti është zhvilluar në ambient e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Deri tani nuk dihen detaje rreth takimit të diplomatit amerikan me Brahon dhe Ketës.

Kjo është hera e dytë që ambasadori amerikan ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK dhe atë të BKH-së.

Ambasada theksoi në atë kohë në njoftimin e saj se lufta kundër krimit transnacional, trafikut të drogës dhe migracionit të paligjshëm përbën një nga prioritetet kryesore të Presidentit amerikan Donald Trump.