Jeta Deda emërohet drejtoreshë e Spitalit ‘Shefqet Ndroqi’

Jeta Deda është drejtoresha e re e Spitalit Universitar, Shefqet Ndroqi, duke zëvendësuar në këtë detyrë Elisaveta Treskën.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociali përmes një njoftimi publik.

“Jeta Deda merr drejtimin e Spitalit Universitar ‘Shefqet Ndroqi’, me përgjegjësinë për të çuar përpara prioritetet e këtij institucioni, në funksion të forcimit të kapaciteteve spitalore, mirëmenaxhimit dhe rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve”- thuhet në njoftimin e ministrisë, teksa vlerësohet edhe puna e Treksës për angazhimin dhe kontributin e saj.

:Mirënjohje Elisavetën Treskës për angazhimin dhe kontributin e saj dhe  suksese drejtoreshës së re të përgjithshme Jeta Deda, në detyrën e re!”, thuhet më tej ne njoftimin e ministrisë. 

Para marrjes së drejtimin të spitalit “Shefqet Ndroqi, Jeta Deda ka mbajtur detyrën e Këshilltares së Jashtme në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Deda ka mbajtur edhe më herët poste drejtuese, pasi nga dhjetori 2021 deri në nëntor 2023 ka qenë në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.