U përjashtua nga grupi i PS, Spiropali njofton konferencë për shtyp: Flasim nesër!

Deputetja Elisa Spiropali, ka njoftuar se nesër do të dalë në një konferencë për mediat, fill pas vendimit për ta përjashtuar nga grupi i Partisë Socialiste.

“Flasim nesër në 11:00 në konferencë shtypi nga Kuvendi”- shkruan ajo në një postim në Facebook, duke mos dhënë asnjë koment për vendimin e socialistëve.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, u vendos përjashtimi i Spiropalit, ndërsa Erion Braçe dhe Bledi Çuçi votuan kundër. Spiropali nuk ka qenë e pranishme në mbledhje. Po ashtu edhe Rama ka munguar në mbledhje.

Përjashtimi i Spiropalit erdhi pas kritikave që deputetja e majte ka bërë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe akuzave të drejtpërdrejta ndaj Belinda Ballukut.

Me herët, Spiropali ishte përjashtuar nga çdo forum drejtues i Partisë Socialiste.