Në hapësirën e madhe të oqeaneve të planetit tonë, ekzistojnë disa ishuj që e ngacmojnë shumë imagjinatën tonë me natyrën e tyre enigmatike dhe me historitë e çuditshme që bartin. Nga fenomenet e pashpjegueshme tek rrëfimet e ngjarjeve të mbinatyrshme, dhe deri te misteret e lashta, këta ishuj misteriozë vazhdojnë që të turbullojnë ende mendjet e shumë njerëzve.
- Ishulli i Pashkëve
I vendosur në Oqeanin Paqësor, Ishulli i Pashkëve është i famshëm për statujat e tij gjigante prej guri të quajtura Moai. Gurë të tillë nuk gjenden askund në rajon. Misteri qëndron tek mënyra se si banorët e ishullit, populli Rapa Nui, ishin në gjendje të transportonte dhe gdhendnin këto
statuja masive pa ndihmën e teknologjisë moderne. Veç kësaj, mbeten ende të panjohura arsyet e rënies së qytetërimit të tyre dhe braktisjes së statujave. - Ishulli i Lisit
I ndodhur në rajonin e Skocisë së Re në Kanadasë, Ishulli i Lisit ka qenë objekt i ekspeditave të shumta të gjuetisë së thesareve. Sepse supozohet se ai përmban, që besohet se është varrosur qindra vite më parë nga piratët apo edhe më herët nga Kalorësit Tempullarë. Pavarësisht disa përpjekjeve për të zbuluar thesarin, nuk është gjetur asnjë provë përfundimtare e ndonjë thesari. - Ishulli Sokotra
I vendosur në brigjet e Jemenit në Gadishullin Arabik, ishulli Sokotra quhet shpesh “Ishulli Alien” për shkak të florës dhe faunës së tij unike. Atje gjenden llojeve të ndryshme e të rralla bimësh dhe kafshësh, disa prej të cilave nuk vërehen askund tjetër në botë. Izolimi i tij dhe ekosistemi i veçantë, kanë shkaktuar spekulime të shumta rreth origjinës dhe evolucionit të tij. - Ishulli Povelja
I vendosur afër qytetit historik të Venecias në Itali, ishulli Povelja njihet si një nga vendet më magjepsës në botë. Dikur ishulli shërbente si vend ku karantinoheshin të prekurit nga Murtaja, duke shkaktuar vdekje të panumërta. Legjendat dhe mitet flasin për shpirtra të viktimave që kanë mbetur ende atje. Kjo e bën ishullin një destinacion të frikshëm dhe misterioz. - Ishulli Hashima
I njohur gjithashtu si Ishulli Fantazëm, Hashima në Japoni është një vendbanim i braktisur, ku dikur ndodheshin disa miniera qymyri. Pamja e frikshme e ishullit dhe godinat e rrënuara, e kanë bërë atë një atraksion popullor për eksploruesit dhe fotografët. Historia e tij e tmerrshme si një
kamp pune të detyruar gjatë Luftës së Dytë Botërore, e shton më tepër kuriozitetin e turistëve. - Ishulli i Sentinelit të Veriut Ky ishull i vogël dhe i largët nga pjesa tjetër e ishujve të Paqësorit banohet nga sentinelezët, një nga fiset e fundit të pa kontaktuara në botë. Ata refuzojnë me forcë çdo formë kontakti ose ndërveprimi me botën e jashtme, duke sulmuar çdo individ që shkon shumë afër ishullit. Gjuha, zakonet dhe mënyra e jetesës së fisit mbeten kryesisht të panjohura, duke e bërë ishullin një nga vendet më të fshehta dhe misterioze në tokë.
- Isla de las Munecas (Ishulli i Kukullave)
Është një ishull i vogël i vendosur në kanalet Soçoliko pranë Meksiko Sitit në Meksikë. Ky ishull është i njohur për koleksionin e tij të kukullave, të cilat varen nëpër pemë dhe në ndërtesat kryesisht prej druri. Kujdestari i ishullit, Don Hulian Santana, i cili jetoi atje i vetëm për më shumë se 50 vjet, besonte se kukullat ishin pushtuar nga shpirtrat e vajzave të vogla të mbytura në ujë. Ndaj filloi që t’i mblidhte ato për të qetësuar shpirtrat e tyre. Thuhet se ishulli është i përndjekur dhe shpirtrat, dhe ai vazhdon të tërheqë mijëra vizitorë çdo vit. - Ishulli Palmira
Është një ishull koralor i largët dhe i pabanuar i vendosur në Oqeanin Paqësor, gati në gjysmë të rrugës midis Hauait dhe Samoas Amerikane. Megjithëse mund të mos jetë i mirë-njohur, ka një sërë arsyesh për ta quajtur këtë misterioz. Ishulli i largët ka një histori të errët që përfshin piratët, mbytjet e anijeve dhe zhdukjet misterioze. Gjatë gjithë historisë, Ishulli i Palmirës ka qenë objekt i mosmarrëveshjeve territoriale. Shtetet
e Bashkuara pretenduan sovranitetin mbi ishullin në vitin 1859, por kjo është kundërshtuar nga palë të ndryshme. Këto mosmarrëveshje kanë çuar në beteja të gjata ligjore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Palmira u përdor si një bazë ajrore e Marinës Amerikane. Kjo sepse ishulli ndodhet një pozicion strategjik thelbësor në Paqësor. Por pas luftës, ushtria amerikane i braktisi objektet që ndërtoi atje, duke lënë pas mbetje të ndryshme strukturash dhe pajisjesh, të cilat mund të shihen edhe sot në ishull.