Më 31 mars të vitit 1991 u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri, pas 45 vitesh diktaturë. Tre muaj më herët ishte përmbysur diktatura komuniste dhe ishte themeluar partia e parë opozitare PD. Fushata për zgjedhjet e para pluraliste ishte e pazakonte. Në garë ishte ende PPSH , partia shtet që e kishte mbajtur Shqipërinë e robëruar dhe përballë saj Partia Demokratike e sapothemeluar. Në një situatë të tensionuar skajshëm, themeluesit e PD-së u përpoqën të mbërrijnë në çdo cep të Shqipërisë për ti fituar ato zgjehdje. Por makineria shtetërore e PPSH-së ishte ende mjaft e fortë dhe fushata e tyre ishte po aq agresive. Opozita i humbi ato zgjedhje gjë që u pasua më ngjarjen e 2 prillit në Shkodër, revolta kundër komunizmit që shkaktoi katër të vrarë në atë protestë.
Sjellim përmes fotografive detaje të asaj fushate, postera, fotografi liderësh nëpër mitingjet elektorale, fotografi nëpër qëndra votimi.








