Kushtetuesja kthen për rigjykim në Gjykatën e Lartë çështjen e Erion Veliajt

Gjykata Kushtetuese nuk ka arritur të marrë një vendim përfundimtar lidhur me kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshtoi masën e “arrestit me burg”.

Mësohet se Kushtetuesja ka vendosur ta kthejë çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë, duke i kërkuar kësaj të fundit rigjykimin e dosjes “Veliaj”.

Vendimi në Gjykatën Kushtetuese është marrë me raport votash 5 me 3 në favor të Veliajt, ndërsa argumentimi është mbështetur në praktikën e Kolegjeve të Bashkuara si dhe në një opinion të Komisionit të Venecias.

Sipas vendimit, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se çështja duhet të rishikohet nga Gjykata e Lartë, pa dhënë vetë një zgjidhje përfundimtare mbi masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës.