Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi. Mësohet se kërkesa për dorëheqje është dorëzuar në Drejtorinë e Përgjithshme, ndërsa nuk dihet ende se kush do të marrë drejtimin e bluve të Tiranës.
Pritet që dorëheqja e Alushit të firmoset nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Kujtojmë se Alushi u emërua në krye të Policisë së Tiranës në nëntor 2024, pas garës për herë të parë sipas ligjit të policisë.
Ndërkohë 2 muaj më parë u përfol se ai ishte shkarkuar nga Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, fill pas protestës së opozitës ku u godit me molotovë në drejtim të ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha në ish-bllok.