Rama pas takimit me Dendias: Mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vizitës në Tiranë të Ministrit të Brendshëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Ky i fundit u prit në zyrë nga kryeministri Edi Rama, me këtë të fundit që ka ndarë pamjet e takimit mes tyre.

Rama shkruan në një postim në rrjetë sociale duke e konsideruar Dendias si një mik të çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë.

“Me Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, një mik i çmuar dhe një mbështetës i palëkundur i partneritetit strategjik mes Shqipërisë e Greqisë”- shkruan Rama në postimin e tij.

Takimi mes Ramës dhe Dendias zgjati mbi 2 orë, ndërsa i pranishëm ishte edhe ministri i mbrojtjes, Ermal Nufi.

Sipas mediave greke, të cilat kanë bërë publike agjendën e ministrit Dendias, në qendër të bisedimeve të tij në Tiranë, do të ishte riaktivizimi i përpjekjeve për marrëveshjen e përcaktimit të kufijve detarë, një çështje që ka mbetur pezull prej gati 6 vitesh.