Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arrestuar 5 persona, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare.
K. Q., 44 vjeç, Sh. K., 44 vjeç, I. L., 30 vjeç, A. P., 38 vjeç, janë të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve., ndërsa shtetasi M. C., 34 vjeç, është i dyshuar për mashtrim kompjuterik.
Ndërkohë, vijon bashkëpunimi për verifikimin e një shtetasi tjetër shqiptar që ndodhet në Dubai, i cili dyshohet se përdor dokumente false. Të arrestuarit pritet të ekstradohen drejt Shqipërisë.
Njoftimi i Policisë:
Interpol Tirana vijon operacionin e koduar “The Ëanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit me homologët në Abu Dhabi, janë kapur në Dubai dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 5 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga SPAK-u.
-4 nga këta shtetas, konkretisht K. Q., 44 vjeç, Sh. K., 44 vjeç, I. L., 30 vjeç, A. P., 38 vjeç, janë të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
-Shtetasi M. C., 34 vjeç, është i dyshuar për mashtrim kompjuterik.
Gjithashtu, vijon bashkëpunimi për verifikimin e një shtetasi tjetër shqiptar që ndodhet në Dubai, i cili dyshohet se përdor dokumente false.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin për finalizimin e procedurave të ekstradimit në Shqipëri, të 5 shtetasve të kapur në Dubai.