Zbulohet kush është HAKERI 18 vjeçar shqiptar, shkaktoi miliona dollarë dëme pas publikimit të lojës “GTA 6”

Arion Kurtaj, 18 vjeçari shqiptar që jeton në Angli, akuzohet nga Prokuroria se ka shkaktuar miliona dollarë dëme ndaj kompanive të lojrave kompjuterike, si Nvidia, Uber, Revolut, BT dhe EE.

Gjithashtu ai akuzohet edhe për hakërimin e kompanisë “Rockststar”, ku edhe ka kërcënuar kompaninë se do të shpërndante video sesi do të dukej loja që kompani9a do të lançonte disa muaj më pas. Bëhet fjalë për lojën “GTA 6”, një nga më të shiturat dhe më të luajturat në të gjithë botën.

Në bashkëpunim me Kurtajn ka qenë edhe një 17 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet public për shkak të moshës. Kurtaj është akuzuar për tre akuza për shantazh, dy akuza për mashtrim dhe gjashtë shkelje të ligjit të keqpërdorimit të kompjuterëve. 17-vjeçari përballet me dy akuza për shantazh, dy akuza për mashtrim dhe tre akuza sipas ligjit të keqpërdorimit të kompjuterit.

Por Kutaj duket se nuk do të dënohet, pasi gjykata e ka konsideruar sit ë papërshtatshëm për t’u gjykuar, ndryshe nga 17 vjeçari, i cili do të dalë në gjyq për krimet e dyshuara kibernetike. Sipas Gjykatës, Kurtaj është cilësuar si i papërshtatshëm për t’u gjykuar nga mjekët psikiatër. Sipas ligjit të Mbretërisë së Bashkuar, kjo do të thotë se i pandehuri nuk do të jetë në gjendje të kuptojë provat e paraqitura para tij ose të japë dëshmi në emër të tij.