“Dhurata” që Rama premtoi për shqiptarët nga SHBA: Më 4 korrik vjen në Tiranë Bill Clinton

Në një deklaratë televizive të pak ditëve më parë, Kryeministri Edi Rama foli për një dhuratë që priste nga SHBA më 4 Korrik, që përkon me ditëlindjen e tij dhe me Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deklarata ngriti hamendësime se dhurata mund të ishte liberalizimi i vizave për shqiptarët.

Kur u pyet nga gazetarët në konferencën e fundit për shtyp në lidhje me këtë, Rama nuk dha detaje, por tha se dhurata që shpresonte mund të mos i kënaqë që të gjithë.

Por ditën e sotme dhurata e Ramës është zbuluar. Presidenti i 42-të amerikan, Bill Clinton viziton Shqipërinë më 4 korrik.

Clinton, një emër i dashur për shqiptarët, pas mbështetjes së tij për Kosovën do të ketë takime me liderët kryesorë shqiptarë, teksa do të vizitojë dhe disa vende.