Mijëra protestues u mblodhën sërish këtë të mërkurë në sheshin Skënderbej për të vijuar më pas me marshimin drejt Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Me pankarta në duar, ata njëzëri brohorasin: Rama jepe dorëheqjen.
Kjo është ditë e 25-të e protestës në Tiranë, ndërsa protesta janë mbajtur edhe në qytete të tjera të vendit, dhe qytete europiane ku jetojnë shqiptarë.
“Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”- është një tjetër thirrje e protestuesve.
Ndërkohë një thirrje kanë edhe për SPAK që të bëjë drejtësi. Kujtojmë se protestat kanë marrë vëmendjen edhe të mediave të njohura, si CNN, Reuters, me këtë të fundit që ka transmetuar live pamjet e protestës.