Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka publikuar në rrjetet sociale një disa mesazhe të dërguara nga protestues shqiptarë, ku shprehin pakënaqësitë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij.
Në një postim në Instagram, gazetarja shpjegon se kishte marrë dhjetëra mesazhe nga pjesëmarrës në protesta dhe se, me lejen e tyre, do të ndante disa nga përvojat e tyre, duke ruajtur anonimitetin për të mbrojtur privatësinë e tyre.
Mesazhet e publikuara përbëjnë një listë të gjatë ankesash ndaj qeverisjes 13-vjeçare të Ramës.
Protestuesit shprehen gjithashtu kritikë ndaj projekteve që prekin pasuritë publike dhe zonat e mbrojtura, duke kërkuar më shumë llogaridhënie dhe konsultim me qytetarët për vendime që, sipas tyre, ndikojnë në të ardhmen e vendit.



