Zbulohen prapaskenat, roli i Edi Ramës dhe Viktor Orban në lirimin e 3 policëve të Kosovës

Lirimi i 3 policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia është negociuar nga kryeministri hungarez Viktor Orban, me kërkesën e Edi Ramës, ashtu siç paralajmëroi Media Ditari ditë më parë.

Kryeministri Hungarez, Viktor Orban pranoi sot në një qendrim zyrtar në Twitter se “Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç më informoi se, në përputhje me kërkesën e bërë në takim javën e kaluar, autoritet serbe do të lirojnë shpejt 3 policët e arrestuar të Kosovës”.

Takimi mes Orban dhe Vuçiç ndodhi 3 ditë më parë, kur më herët Orban vizitoi Tiranën në një vizitë zyrtare. Një burim i besueshëm diplomatik i tha Media Ditarit se kryeministri Edi Rama kërkoi nga Orban të ndërhyjë tek Presidenti Vuçic për lirimin e 3 policëve.

Nisur nga marrdhëniet e ngushta mes Orban dhe Vuçiç, kjo kërkesë u mirëprit dhe u realizua nga Orban.

Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar ende publikisht këtë kërkesë për negociim, por tashmë u vërtetua nga vetë Orban se ai ndërhyri tek Presidenti Serb për të liruar policët.