Policia e Tiranës njofton se ka zbuluar 3 banesa ku ushtrohej prostitucion. Si rezultat i operacionit “Network” janë vënë në pranga 7 persona ndërsa 5 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Në pranga përfunduan:
-S. Z., 33 vjeç dhe O. N., 22 vjeçe (shtetase ukrainase), bashkëjetues, pasi dyshohet se kanë shfrytëzuar për prostitucion, në një apartament të marrë me qira ditore, në rrugën “Njazi Demi”, shtetasen ukrainase, A. H., 23 vjeçe, e cila u arrestua për veprën penale “Prostitucioni”;
-L. M., 57 vjeçe, L. Sh., 39 vjeçe, Sh. R., 47 vjeçe dhe Zh. P., 37 vjeçe, të gjitha shtetase kineze, pasi ushtronin prostitucion, në 2 apartamente në zonën “Vasil Shanto” dhe në rrugën “Vangjush Furxhi”.
Më tej, në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 5 shtetas, ndër to, pronarët e 3 apartamenteve të dhëna me qira dhe 2 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari e kundërligjshme).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.