Ish-presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për mediat, një ditë pasi nisi gjyqi në themel ndaj tij, teksa vëmendja u zhvendos edhe te pamja e tij, pasi ishte paraqitja e tij e parë publike pas një viti e gjysmë në burg.
I pyetur për shqetësimet për paraqitjen e tij, Meta tha se prej korrikut të 2025-ës, ndryshe nga të burgosurit e tjerë, ai bën vetëm një herë në ditë ajrosje.
Po ashtu Meta thotë se gjendja e tij fizike, shëndetësore dhe mendore është më e mirë se kurrë, pavarësisht gjithë privacioneve të bëra publike.
“Nëse më rrinte kostumi i madh, kjo nuk ka të bëjë me faktin se më kanë lënë pa ushqim, siç është thënë, por me aktivitetin tim fizik që më merr të paktën 4 orë në ditë, e sidomos me ushtrimet për muskujt e barkut”- shprehet Meta.
Kreu i Partisë së Lirisë u ndal edhe te kërkesa e tij për transmetimin live të seancave gjyqësore, duke thënë se qytetarët nuk kanë pse informohen në mënyrë të deformuar.
Intervista:
𝐏𝐘𝐄𝐓𝐉𝐄: 𝐌𝐞𝐪𝐞̈𝐧𝐞̈𝐬𝐞 𝐮 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐩𝐫𝐞 𝐩𝐚𝐩𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐟𝐨𝐧𝐢𝐤𝐞, 𝐳𝐨𝐭𝐢 𝐌𝐞𝐭𝐚 𝐩𝐞̈𝐫𝐬𝐞 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐈𝐄𝐕𝐏 “𝐉𝐨𝐫𝐝𝐚𝐧 𝐌𝐢𝐬𝐣𝐚” 𝐞 𝐠𝐞̈𝐧𝐣𝐲𝐞𝐧 𝐊𝐨𝐦𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐇𝐞𝐥𝐬𝐢𝐧𝐤𝐢𝐭?
Gënjeshtra ishte shumë e trashë, e panevojshme dhe lehtësisht e verifikueshme, se gjoja edhe unë bëj ajrosje 2 herë në ditë si gjithë të burgosurit.
Ndërkohë që këtu, jo vetëm ambientet e ajrosjes, por edhe dhomat e takimeve apo korridoret janë me kamera 24 orë.
Është fakt i padiskutueshëm se që nga 2 korriku i 2025, unë krejt ndryshe nga çdo i paraburgosur tjetër, bëj vetëm një herë në ditë ajrosje.
Natyrisht, kjo nuk më pengon të ushtrohem në qeli, e cila “transformohet” edhe në palestër me mjete rrethanore.
𝐏𝐘𝐄𝐓𝐉𝐄: 𝐏𝐚𝐭𝐢 𝐬𝐡𝐪𝐞𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐟𝐢𝐳𝐢𝐤𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐣𝐞𝐧 𝐭𝐮𝐚𝐣 𝐬𝐡𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐭𝐞̈𝐬𝐨𝐫𝐞. 𝐀𝐩𝐨 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐞𝐧 𝐦𝐞 𝐤𝐞𝐪𝐭𝐫𝐚𝐣𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐭𝐮𝐚𝐣?
Gjendja ime fizike, shëndetësore dhe mendore është më e mirë se kurrë, pavarësisht gjithë privacioneve të bëra publike.
Që nga 2 korriku i 2025, kur jam dënuar pa një akt vendimi ende zyrtar edhe sot vazhdojnë të gjitha kufizimet, përveç gjësë më të parëndësishme, ping-pongut, i cili është hequr si “sanksion” para një muaji.
Me këtë rast dua t’ju siguroj se mbetem kampion absolut dhe me reflekse të jashtëzakonshme.
Sa për dijeni, nënkampioni këtu është një 30-vjeçar, që dikur ka qenë edhe futbollist.
Nëse më rrinte kostumi i madh, kjo nuk ka të bëjë me faktin se më kanë lënë pa ushqim, siç është thënë, por me aktivitetin tim fizik që më merr të paktën 4 orë në ditë, e sidomos me ushtrimet për muskujt e barkut.
Po kështu, dieta ime është shumë e shëndetshme falë edhe përkujdesjes së motrës time dhe jo vetëm.
Nëse shqetësimi është për modelin e flokëve, këtu nuk ka berber profesionist dhe ky nuk është problemi.
Nëse problemi është te lëkura, mos harroni se këtu uji është plot klor dhe do të më mjaftonte një javë në lumin e Valbonës ose të Shalës për ta bërë më të shndritshme lëkurën edhe se të (b)analistëve që bëjnë “make up” para se të dalin në studio për të shfokusuar opinionin publik nga 2 skandalet e GJKKO-së dje.
Së pari, në kundërshtim edhe me deklaratën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit kundër përdorimit të kafazit si mënyrë denigruese, antikushtetuese dhe në dhunim të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, pa surprizë GJKKO vendosi si standard dje rastin e trajtimit të një terroristi maroken në Francë, përgjegjës për sulm kamikaz me pasojë vdekjen e dhjetra qytetarëve francezë.
Ky është një turp i ri i Ramaformës dhe pjellave të tij.
Se si mund të jetë procesi i barabartë në këto kushte kur as dëgjon mirë, as dëgjohesh mirë dhe as kur mund të konsultohesh me avokatin, këtë vetëm njerëz të kapur dhe të pafytyrë mund ta justifikojnë.
Pra përjashtimi ekstrem mbi precedentin e një terroristi, pranohet si “standard” nga Gjykata Speciale e një vendi anëtar të Këshillit të Europës e që do të anëtarësohet në BE.
Skandali i dytë është vendimi për të penguar transmetimin live të gjithë procesit të gjykimit kur çështja është e interesit të lartë publik dhe qytetarët nuk kanë pse informohen nga gazetarë patronazhistë pranë SPAK-ut e regjimit në mënyrë të deformuar, por duhet të dëgjojnë vetë akuzat edhe provat e pretenduara nga SPAK-u, por edhe faktet dhe provat e mia, pasi kam mbajtur tre funksionet më të larta të shtetit si asnjë tjetër në historinë e Shqipërisë që në 1912 dhe duhet të jap llogari edhe para qytetarëve.
Ndaj edhe duhet të shohin live se kur, si dhe me çfarë akti, vendimi, veprimi unë i kam shkaktuar një qindrakë dëm shtetit shqiptar.
Ky proces edhe live do të jetë sipas rregullave të Gjykatës (dhe jo Kuvendit), e cila ka të drejtë të sanksionojë cilindo që shkel etikën e procesit apo del jashtë objektit të gjykimit.
Për më tepër, në këtë proces nuk ka të penduar, por edhe nëse do të kishte në këtë rast s’kishte pse të jepej live.
Ndërsa alibia se mund të ndikohen dëshmitarët është mashtrim, pasi ata i kanë dhënë me kohë dëshmitë dhe nën përgjegjësi penale.
Po kështu tani ato mund të publikohen, siç kemi bërë edhe ne për disa prej tyre.
𝐓𝐫𝐚𝐧𝐬𝐩𝐚𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐞 𝐤𝐞̈𝐭𝐢𝐣 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐭𝐦𝐞𝐫𝐫𝐢 𝐢 𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬, 𝐬𝐞𝐩𝐬𝐞 𝐚𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐥𝐥𝐞̈𝐳𝐮𝐞𝐬𝐢 𝐢 𝐫𝐫𝐞𝐦𝐞̈, 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢 𝐦𝐢𝐥𝐢𝐭𝐚𝐧𝐭 𝐞 𝐟𝐚𝐥𝐬𝐢𝐟𝐢𝐤𝐮𝐞𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐨 𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐮 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐬𝐢 𝐢 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐢 𝐤𝐞̈𝐭𝐢𝐣 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢, 𝐩𝐚𝐯𝐚𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐬𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐡𝐞𝐫𝐞̈ 𝐬𝐡𝐟𝐚𝐪𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐧𝐭𝐚𝐥𝐥𝐨𝐧𝐚 𝐞 𝐡𝐞𝐫𝐞̈𝐧 𝐭𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐝.
𝐀𝐢 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐟𝐚𝐪𝐞𝐭 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐮𝐝𝐨 𝐬𝐞 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐡𝐞𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐫𝐞̈.
Po kështu, transmetimi live do i tregonte opinionit publik nivelin e vërtetë profesional dhe moral të “specialëve”.
Ndaj edhe nuk garantohet ky standard transparence i vendosur që nga gjyqi i 2 Prillit 92-93.
*𝐏𝐘𝐄𝐓𝐉𝐄: 𝐀 𝐤𝐞𝐧𝐢 𝐛𝐞𝐬𝐢𝐦 𝐬𝐞 𝐤𝐲 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬 𝐝𝐨 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈?*
Kurrë nuk kam patur iluzione te “Drejtësia e Re” apo Ramaforma.
Dje dëgjuam kreun e SPAK-ut se korrupsioni është në rritje.
Por na mjafton edhe përkeqësimi me 11 vende i Shqipërisë në Transparency Internacional për korrupsionin vetëm në një vit, për të kuptuar se kollona vertebrore e këtij sistemi është vetëm Edi Rama, faktet për të cilin ulërasin prej vitesh me firmat e tij.
Një nga arsyet pse edhe gjykimin kundër meje duan ta “kyçin” nga publiku është se edhe këtu, si te dosja “Partizani”, shfaqen aktet dhe fjalimet e Edi Ramës.
Po kështu, Prokurori që pushoi kallëzimin e KLSH për faljen e 479 milionë eurove CEZ-it nga Edi Rama, pa thirrur as kallëzuesin, regjistroi çështjen DIA mbi bazë të një kallëzuesi të rremë që prokurorja Donika Prela refuzonte t’i jepte statusin e dëshmitarit të mbrojtur, pasi dëshmia e tij ishte e pavlerë.
Është po ky kallëzues që kurrë se ka përmendur Ilir Metën më parë, as në gjyqin kundër Ismailajt këtu, as në Arbitrazhin e Vjenës ku del me rol të dyfishtë dhe as në dëshminë e dhënë në Komisionin Hetimor Parlamentar për CEZ-in në 2016-ën, ku i pyetur për DIA-n ka përmendur dhe akuzuar persona të tjerë.
Këtë kallëzues e “shëtit” Edi Rama në çdo banak televiziv për të shpikur e gënjyer.
Pra, i bindur në kriminalizimin e gjithë këtij procesi që në nisje, hetime, rrëmbimin publik të pahetuar ende, hetimet e pakryera qëllimisht për të krijuar mjegull, “shorti” i gjyqtares së seancës paraprake që i ra zonjës Gjoka, që ishte dy herë në konflikt interesi, jo vetëm pse ishte në hetim nga Z. Dumani, por edhe se kishte gjykuar çështjen DIA në 2016, e shumë “rastësi” të tjera, mbetem i bindur në drejtësinë e vendimeve të mia në denoncimin e shformimit të Reformës e shndërrimin e saj në Ramaformë.
Unë jam këtu në burgun e vogël që Shqipëria të jetë një burg i madh në shërbim të Edi Ramës dhe George Sorosit.
Ka një avantazh për ju se ju lejojnë me dëshirë që të “arratiseni” nga Shqipëria për ta zbrazur atë nga shqiptarët.
Por unë Diellin e Shqipërisë nuk e ndërroj, edhe këtu ku jam, me asnjë tjetër në botë.
Jam më i vendosur, më i duruar dhe më i angazhuar se kurrë për t’ua kthyer lirinë dhe sovranitetin të gjithë shqiptarëve.
Jetojmë të gjithë nën të njëjtin qiell, por nuk shohim të njëjtin horizont.
Besoj se ky mjedis ka edhe avantazhet e tij, e sidomos në rritjen e përqëndrimit dhe fuqizimin e largpamësisë.
*𝐏𝐘𝐄𝐓𝐉𝐄: 𝐀 𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐢 𝐩𝐞𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫 𝐪𝐞̈ 𝐬𝐨𝐥𝐥𝐞̈𝐭 𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝟐𝟎𝟏𝟑?*
E di se socialistët më fajësojnë se në 2005 më krijimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim solla Berishën në pushtet.
Por ata harrojnë Kongresin e “kongresmenëve” dhe të përjashtimit tim dhe shumë personaliteteve si Limos Dizdari, Sabit Brokaj, etj.
Po kështu, kam përshtypjen se harrojnë se Parti Socialiste ku njerëzit dëgjoheshin kishte për aq kohë sa pjesë e tyre ishte Ilir Meta.
Po kështu, harrojnë se PS me Nanon bllokoi integrimin, të cilin e zhbllokoi vetëm rotacioni i vitit 2005.
Ndërsa demokratët janë mësuar të gjejnë fajtorë të jashtëm papushim.
Unë këtyre demokratëve do u thoja se mirë e prisha unë me Ramën në 2013, po ju mos e ndritët me Lulin për 10 vite në krye që ia dhuruat të gjitha pushtetet Ramës?
Por nuk mërzitem nga të gjithë ata që i bashkohen “fajtorit Meta” për të justifikuar “status quo”-në.
Jam krenar që në 27 muaj si Kryeministër, Shqipëria pati rritje ekonomike mbi 8%.
Jam krenar që gjatë drejtimit tim si Kryetar i Kuvendit, opozita kurrë nuk ka patur aq hapësirë.
Se nuk donte Luli të jepte alternativën e tij për Reformën Administrativo-Territoriale, ky nuk është faji i im, por pazari i tij me Ramën për Lezhën dhe Pogradecin.
Jam shumë krenar që edhe pse i vetëm me një Parlament monopartiak prej 122 kartonash, kurrë nuk e shkela Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, interesat kombëtare dhe interesin publik.
Kjo është një periudhë reflektimi por mbi të gjitha projektimesh të mëdha për të ardhmen.
Kohët më të mira edhe Ilir Meta edhe shqiptarët i kanë përpara.
Por nuk ka Begati pa Sakrifica.